Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidenti i Republikës vlerësoi zhvillimin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe së dyti në funksion të axhendës evropiane, e cila pas takimeve të para ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka marrë në shtytje të re.
Çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dy vende anëtare të NATO-s, morën një vëmendje të veçantë nga të dy Presidentët, ku u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së vigjilencës ndaj veprimtarive destabilizuese të aktorëve të tretë në rajon, si dhe të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët.
Presidenti Begaj dhe Presidenti Pendarovski ranë dakord për të vijuar bashkëbisedimin në formate të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe përmes shkëmbimit të vizitave shtetërore.
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025