9.5 C
Tirana
01 / 04 / 2026

Presidenti Begaj takim me Ambasadorin Guido De Sanctis/ Begaj: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.

Në takimin e sotëm me Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis, vlerësova rolin e deritanishëm të kësaj organizate si dhe transformimin e fokusit të bashkëpunimit hap pas hapi.

Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x