Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel.
Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit.
- Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier? - 29/10/2026
- ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror - 29/10/2026
- Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën! - 29/10/2026