8.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Posteri në rrugë me dy gishtat e mesit lart/ Belind Këlliçi nuk pendohet: Më vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime

Posteri me gishtin e mesit lartë në rrugët e kryeqytetit, ka sjellë reagime të shumta te qytetarët.

Në poster Belindi shfaqet me dy gishtat e mesit lart, ku sipas tij, është ajo çfarë ai do t’i tregojë korrupsionit nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë.

Veprim ky që nuk u prit aspak mirë nga “Xhamitë e Tiranës”. Këta të fundit përmes një deklarate bënë thirrje për reflektim, sa i takon rëndësisë së kodit etik në procesin e zgjedhjeve.

I pyetur në një intervistë televizive ai është shprehur se i vjen mirë që ka pasur kaq shumë reagime dhe që qytetarët janë dakord me luftën kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x