16.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Porositi 137 kg kokainë/ Gentian Malindi pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me akuzat

Gentian Malindi i arrestuar disa ditë me parë në Vorë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pritet të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë ndaj tij dhënë në mungesë.

Malindi u shpall në kërkim si porositës i sasisë prej 137 kg kokainë, kapur në portin e Pireut, por malli u ndërrua atje me oriz, dhe u lejua të vinte në vendin tonë për të zbuluar porositësin ku sipas SPAK ai u identifikua si Gentian Malindi.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”, si krijues, organizator dhe drejtues dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x