Policia ka arrestuar në një restorant në Gjirin e Lalzit, Xhevdet Plakun, i cili u arratis nga burgu i Ankonas në janar të këtij viti.
Xhevdet Plaku, me 25 identitete, u prangos pasi policia mori informacione për disa persona që ndodheshin në ambientin e restorantit, me dyshime se ishin të armatosur.
Gjatë kontrollit iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje.
“Xhevdet Plaku, banues në Durrës,. i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga zyra Interpol Romë pasi Gjykata e Breshias ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale trafikimi i narkotikëve.
Ky shtetas është arratisur nga burgi i Ankonas në janar të këtij viti dhe autoritetet gjyqësore italiane janë ndryshuar urdhër arrest. Gjatë kontrollit iu gjet armë e fishek në fole gati për qitje”, njoftoi policia.
Bashkë me të u arrestuan dhe 6 persona të tjerë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Durrësit:
Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.
Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.
Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit.
Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.
Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;
- EKSKLUZIVE: Berishës i kanë ndërprerë fjalën në Strasburg! E ka regjistruar me Albanën për ta transmetuar në Tiranë (VIDEO) - 29/01/2026
- Ditëlindja e Ismail Kadaresë, koha kalon dhe mungesat flasin - 29/01/2026
- Bojkoti i PD, zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale: Maxhoranca merr shumicën dhe drejtimin e Komisionit - 29/01/2026