Një tjetër investim në agroturizëm ka nisur të marrë jetë në Pogradec falë mbështetjes të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Kryetari i Bashksië Pogradec Ilir Xhakolli, ka parë nga afër nisjen e punimeve të këtij agroturizmi, i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar për turizmin në qytetin e Pogradecit.
Xhakolli teksa u informua rreth projektit, kërkoi nga pronarët që të krijojnë të gjitha hapësirat e nevojshme për të mundësuar promovimin dhe shitjen e prodhimeve të zonës.
Nga ana tjetër Xhakolli tha se të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në programet e mbështetjes së AZHBR-së mund të paraqiten pranë bashkisë Pogradec dhe specialistët përkatës do t’i ndihmojnë me informacion.
Në Pogradec numri i subjekteve agroturistike ka nisur të shtohet tashmë, nisur nga kërkesat për këtë lloj turizmi por edhe nga mbështetja që ofron qeveria shqiptare në këtë sektor.
