Këto vargje janë marrë nga libri me poezi “Shihemi në një tjetër botë” (2002) dhe mbi vargjet e saj në gjuhën angleze, kantautori amerikan Bill Bero ka kompozuar një këngë të re.
NJOHA VETËM NJË STINË
me shira të rrëmbyer e ngricë;
nuk e kuptoja se në këtë botë
kishte dhe pranverë e lumturi.
Njoha vetëm qiellin e vrenjtur,
nuk dija se ç’bëhej rreth meje
Ndjeja të ftohtë, të dridhura
dhe zbrazëtirë thellë në zemër.
Kjo dimër i egër dhe i zgjatur
më ndryshoi në tjetër njeri.
I harrova të gjitha stinët e tjera,
veten e quaja pa shpëtim.
Më duhej, më duhej pak zjarr
të ngrohesha në dimrin – ngricë,
por ti dot nuk ma dhe,
nuk më the dot as “Lamtumirë!”
Njoha vetëm një stinë…
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e çështjes Balluku - 06/02/2026
- Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër - 06/02/2026
- Kushtetuesja nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, ngelet në fuqi pezullimi i Ballukut nga detyra - 06/02/2026