Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare, ku nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.
“Ky dukument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Europian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe prë ruajtjen e vlerave e parimeve themlore të BE-së”, thotë ministri Çuçi.
Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përfafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin.
Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet tona strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.



- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026