Qytetarët italianë i janë drejtuar këtë të diel kutive të votimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme. Votimet kanë nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe pritet të vijojnë deri në orën 23:00.
Ndërkohë, rezultatet e para pritet të publikohen të hënën në mëngjes. Sipas sondazheve të zhvilluara, favorite për fitimin e zgjedhjeve janë partitë e koalicionit të djathtë, me në krye Giorgia Meloni.
Në koalicion janë dy partitë e tjera të Mateo Salvinit dhe Silvio Berlusconit. Sipas mediave italiane, deri në orën 12:00 të mesditës, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 19.2% e qytetarëve me të drejtë vote.
Pjesëmarrja e këtij viti ishte 0.2% më e ulët se e zgjedhjeve të vitit 2018. Po ashtu, pjesëmarrja më e madhe e regjistruar është në rajonet qendrore dhe veriore në krahasim me ato të jugut, një element i ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme.
Në disa zona, pjesëmarrja ka pësuar rritje, 1.3% në Lombardi, 2.8% më shumë në Milano, ndërsa në rajonet jugore rënia ka qenë e ndjeshme. Në Molise, numri i votuesve ka rënë me 4.9%, Campania me 4.5% dhe Sardenja me 3%.
- “O Ramë ku je, dil nga bodrumi”, kryeministri i përgjigjet Bashës: O Lul na thave sytë, stres zero, gjumi top, je i pavdekshëm - 17/03/2025
- “Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur, për çfarë më duhet kjo jetë?! - 17/03/2025
- Tragjedia me 59 viktima, jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time - 17/03/2025