7.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Peshkaqeni pozon “padashje” me sërfistin

Të jesh duke bërë sërf dhe gjatë setit fotografik të pozojë bashkë me ty edhe një peshkaqen i bardhë, vetëm pak metra larg teje… nuk ndodh shpesh.

Pikërisht, ky “incident” unik i ka ndodhur sërfistit Tyler Warren, teksa ai ka qenë dukë bërë sërf në plazhin e San Onofre, në Kaliforni. Peshkaqeni gjigant ka kërcyer nga uji pas tij, duke i lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.

Pasi u shpërnda në rrjete sociale, fotoja u bë menjëherë virale. Për fotografin Jordan Anast, kjo është një shkrepje “një në një milion”.

“Mendova se është një delfin i madh, por pasi e pashë më mirë, kuptova se kishim të bëjmë me një peshkaqen të bardhë. Është një shkrepje e papërsëritshme.”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x