Franca do të dëbojë dy diplomatë iranianë në ditët në vijim, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në një postim në platformën X.
Njoftimi erdhi një ditë pasi Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se nuk do të lejonte që dy punonjës të ambasadës franceze në Teheran, të cilët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike, të ktheheshin në Iran.
Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme Franceze raportoi se punonjësit e ambasadës franceze në Teheran ishin ndaluar dhe kërcënuar nga anëtarë të shërbimeve iraniane të sigurisë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kur protesta kërkon imunitet nga humori - 06/10/2026
- “Nëse zotohet publikisht se…”, Kurti ofertë PDK-së në limit të skadimit të afatit për President: Ne kalojmë projektligjin për Specialen - 06/10/2026
- Ukraina kryen sulm masiv ndaj Moskës, godet kryeqytetin rus me 650 dronë! Vritet një 20-vjeçar, 6 të plagosur - 06/10/2026