8.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

‘Përshëndetjet e mia më të papërzemërta’/ Gafa e Berishës në takimin elektoral në Burrel

Në një tjetër episod që i shtohet listës së gjatë të gafave, Sali Berisha, në një takim elektoral në Burrel, arriti të surprizojë të pranishmit që në nisje të fjalimit.

Ai u drejtohet qytetarëve me fjalët: “Të dashur matjanë dhe matjane, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen me të pakufishme dhe përshëndetjet më të papërzemërta (ngatërrohet)… më të përzemërta për mbështetjen e madhe që me keni dhënë mua dhe PD”.

Gabimi u korrigjua menjëherë, por efekti mbeti: një përshëndetje “e papërzemërt”. Me sa duket, në fushatën e këtij viti, jo vetëm votat, por edhe fjalët po i rrëshqasin Berishës.

Vetëm të shtunën në takimet në qarkun e Fierit, Berisha prodhoi 3 gafa. Fillimisht tha se numri i popullsisë në Gramsh ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë, më pas ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit, ndërsa pensionin minimal tha se do ta vendosë 100 euro në vend se të thonte 200 euro.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x