10.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Përplasje e fortë mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë! Çfarë ndodhi në darkën në Davos

Me kalimin e orëve, po del në pah një pasqyrë më e detajuar e darkës të martën mbrëma në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku u zhvillua një përplasje mes përfaqësuesve europianë dhe amerikanë më e ashpër sesa dukej në fillim.

Dalja nga salla e Christine Lagarde, kryetare e Bankës Qendrore Europiane, është vetëm një nga episodet. Ngjarja fillon me sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, i cili nis të shprehë kritikat tashmë të njohura të Shtëpisë së Bardhë ndaj Bashkimit Europian.

Lutnick foli për Green Deal, që sipas tij është i panevojshëm dhe dështues, për vonesat e vendeve europiane në fushën e inteligjencës artificiale dhe për rritjen e ngadaltë ekonomike. Por toni i tij është veçanërisht përbuzës, pa stilin e qetë të një lojtari pokeri profesionist si Donald Trump.

Në atë moment, ish-nënpresidenti demokrat Al Gore, i pranishëm në darkë, humb durimin për qasjen shumë të ashpër dhe ofenduese të Lutnick. Ish-zëvendësi i Bill Clinton ngrihet dhe largohet duke bërtitur në drejtim të Lutnick dhe administratës Trump në përgjithësi. Dalja e Christine Lagarde ndodh pak më vonë, por në të vërtetë nuk është një rast i veçantë.

Janë gjashtë ose shtatë përfaqësues europianë që largohen të indinjuar. Në tërësi, ky episod dha një pasqyrë të qartë për atë që mund të ndodhin marrëdhëniet midis SHBA dhe Europës, në një çast, nëse tensionet aktuale do të dalin jashtë kontrollit. Drafti i parë i marrëveshjes për Groenlandën erdhi në këtë sfond, por diferencat për t’u kapërcyer, përfshirë ato psikologjike, mbeten të mëdha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x