Në një deklaratë zyrtare, Kremlini bëri të ditur se presidenti Putin ka zhvilluar telefonata të ndara me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e ri iranian Masoud Pezeshkian, duke i bërë thirrje të dyja palëve për vetëpërmbajtje.
“Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare,” tha Kremlini.
Putin gjithashtu i shprehu Netanyahut gatishmërinë e Rusisë për të ofruar ndërmjetësim, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm që, sipas Kremlinit, “mund të sjellë pasoja katastrofike për të gjithë rajonin.”
Më herët gjatë ditës, edhe Ministria e Jashtme ruse reagoi ashpër ndaj sulmeve izraelite, duke i quajtur ato “Sulme të paprovokuara ushtarake ndaj një shteti sovran anëtar i OKB-së, ndaj qytetarëve të tij dhe infrastrukturës bërthamore civile.”
- Po fliste në një takim në Minneapolis, kongresmenia demokrate sulmohet dhe spërkatet me një substancë të panjohur - 28/01/2026
- Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti - 28/01/2026
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026