29.5 C
Tirana
18 / 08 / 2025

Përkthyesi i Kadaresë në gjermanisht: Ishte unik dhe s’mund të ketë tjetër

Një shkrimtar unik dhe të papërsëritshëm e konsideron Joakim Rëm kolosin e letrave shqiptare, Ismail Kadare, i cili përktheu në gjermanisht librat e tij. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ekspres” në RSTH, Rëm tregon edhe njohjen me Kadarenë, fillimisht si autor dhe më pas edhe si person.

Nga shtypi shqiptar e mora lajmin e trishtë. Me Kadarenë si autor jam njohur në mesin e viteve 70’, ku në Gjermani doli një roman i përkthyer nga frëngjishtja në atë kohë me titullin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” por për çudi Shqipëria e këtij romani nuk ishte në përputhje me idetë tona. Kontaktin e parë personal me Ismailin e kisha në vitin 1985 në Hotel Tirana në lidhje me planin e një botimi të mundshëm. Ai ishte shumë i sjellshëm, miqësor, por edhe i kujdesshëm sepse në atë kohë në ambientet e Hotel Tirana dihej që ishte në mbikëqyrje. Unë mora përsipër të përkthej librin ‘Kronikë në gurë’”, tregon ai.

Ndalur te marrëdhëniet me gjeniun e letërsisë shqiptare, Rëm shprhet: “Unë pas vitit ’85 kisha kontakte të rregullta me Ismailin, ndërsa sa i përket përkthimit ai nuk ndërhynte kurrë, kurrë. Puna e tij ishte të kryente vepra madhështore, ndërsa detyra ime ka qenë transmetimi i tyre në gjuhën gjermani pa cenuar atë madhështi”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x