Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.
“Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjilan.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë, Feronit Shabani, i njohur si Fero.
Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e vendimit.
Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës duke ia pamundësuar Feros takimin me vajzën.
Fero nga ana tjetër është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.
- Protesta në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë me llastiqe duke përdorur zara xhami, vida dhe gurë - 31/10/2026
- Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…! - 31/10/2026
- Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri - 31/10/2026