Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dyte. Rama po ashtu foli për gjendjen e vështirë ekonomike dhe inflacionin për të cilin tha se është një forxcë e madhe që i ka goditur të gjithë dhe se është bërë gjithçka për ta luftuar atë.
“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në njëkontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni I luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithccka që është e munur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky shtë thelbi I takimit të sotëm. Kjo është një skuadër dhe secili ka rolin e tij”, u shoreh Rama në përfundim të takimit.
- Europa në luftë me flakët/ Tri viktima, dy të vdekur në Greqi dhe një ushtar në Spanjë - 17/08/2026
- Welcome to Penelopa - 17/08/2026
- Revolucioni shqiptar kërkon pronarin! - 17/08/2026