4.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Përfundon bojkoti i mësimit në universitet

Përfundon bojkoti i mësimit nga pedagogët. Këtë të enjte  mësimi ka vijuar normalisht në universitetet e vendit dhe fakultetin e Shkencave të Natyrës, i cili ishte nismëtarët e kësaj proteste. Sipas kreut të sindikatës së fhsn pedagogët kanë votuar kundër grevës, por do ti lënë kohë qevrisë deri në janar, në të kundërt nuk hyjnë në sezonin e provimeve.

Pedagogu i kimisë ushqimore, njëherazi dhe Kreu i sindikatës së pedagogëve në fakultetin e Shkencave të Natyrës, Aleksandër Petre pas gati tre javësh bojkot  ashtu si gjithë pedagogët e tjerë të këtij fakulteti ka nisur mësimin.

Sipas Petres, greva e urisë nuk ishte formë e mbështetur nga shumica  e pedagogëve.

“Sindikata e Fakultetit të Shkencave duke parë dhe vendimin e senateve ditën e hënë vendosi ndërprerjen e bojkotit absolut deri në fillimin e mësimit në mënyrë normale. Në këtë deklaratë ne votuam në mënyrë unanime kundër grevës së urisë dhe me këtë e kemi bërë dijeni edhe kryesinë e sindikatës apo dhe drejtuesit e protestës. Greva e urisë është për njerëz të dëshpëruar, pedagogët nuk janë njerëz të dëshpëruar. Ne vërtet jemi të keqtrajtuar ekonomikisht, por nuk jemi të dëshpëruar”, ka thënë Aleksandër Petre.

Protesta dhe qëndresa e stafeve akademike  do të vijojë në forma të tjera, pasi ata i cilësojnë kërkesat e tyre jetike për universitetet.

“Ne i kemi lënë kohë qeverisë deri në fund të Janarit që të plotësojë ato pikat që nuk i ka plotësuar siç janë ndryshimi i vendimit të të ligjit të arsimit që ndihmës akademikët të kalojnë me ne sepse në këtë rast e shohim që ndihmës akademikët, morën vetëm 7%, pra laborantët tanë. Janë dy pika që nuk janë përmendur fare, buxheti i arsimit të lartë dhe buxheti për kërkimet shkencore. Nëse nuk kemi një përgjigje deri në fund të Janarit, me fillimin e procesit të provimeve, ne nuk do hyjmë në provime”, ka thënë Petre.

Procesi i mësimit ka nisur normalisht në të gjitha universitetet publike të vendit. Aktualisht pedagogët e 5 IAL kanë përfituar 15% rritje të pagës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x