24.5 C
Tirana
23 / 06 / 2024

Përfaqësuesit e “Turgut Ozal” i shkojnë Metës në zyrë. Kreu i PL: Më shokuan fare me faktet që më thanë

Ilir Meta ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”. Takimi në fjalë vjen dy ditë pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës parauniversitare Mehmet Akif dhe kopshtit të këtij kolegji “Zubeyde Hanim”.

Ka qenë Meta që ka shpërndarë një media një foto nga takimi në fjalë. Ai theksoi se arsimi nuk duhet te behet viktime e politikes.

“Prita sot përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”, një investim privat holandez, që më shpjeguan në detaje veprimet antiligjore të Qeverisë shqiptare ndaj këtij institucioni arsimor, për të cilat janë njoftuar dhe rasti po ndiqet me vëmendje edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj. Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit.
Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre.

I inkurajova ata të ndjekin deri në fund rrugën ligjore dhe i sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër.
Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës!”, tha Meta.

Dje në një prononcim për mediat drejtuesit e këtij kolegji pohuan se çështjen do ta vijonin në një betejë ligjore, ndërsa e cilëson vendimin e qeverisë të padrejtë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x