Balerini Ilir Shaqiri, i ftuar në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, foli ndër të tjera edhe për faktin që jashtë vendit ka ndryshuar perceptimi për shqiptarët.
Shaqiri tha se perceptimi për shqiptarët (në Itali, por edhe në Europë) ka ndryshuar si nata me ditën. Ai u shpreh se dikur shqiptarët në doganë ngushtonin shpatullat, ndërsa sot janë krenarë.
Ilir Shaqiri: Unë e shikoj përditë atë që ndodh me shqiptarët e Italisë. E shikoj tek dogana, që nga nxjerrja e pasaportës në krahasim me vite paraardhëse, është si nata me ditën, sepse e nxjerrin pa teklif. Sot mund të ndihemi krenar. Dikur ngushtoheshin shpatullat kur të pyesnin ose kur nxirrje kartëvizitën e kuqe. Shikoj avionët që janë plot e shikoj familje me fëmijë që shkojnë në fundjavë në Itali.