10.4 C
Tirana
04 / 11 / 2026

SI U SAJUA KOPERTINA E ROMANIT HISTORITË E CMENDURA TË TIRANËS

Nga Ben Blushi

Nganjeherë kopertina është pjesa më e vështirë e librit. Mund të kesh një libër shumë të mirë, por nêse ke një kopertinë e keqe, libri nuk shitet.

Ose mund të ndodhë e kundërta.

Kopertina apo cover sic thuhet, mund të shesë një libër të dobët.

Shkrimtarët janë bestytë.

Ka nga ata që besojnë se nëse kopertina nuk i ndihmon të paktën të mos i zbojë lexuesit me shëmtinë e saj.

Unë merrem shumë me kopertinat e librave të mi të cilat i konceptoj gjatë kohës që shkruaj.

Për romanin e ri Historitë e Cmendura të Tiranës kam bërë më shumë se pesë variante, madje në Tiranë qarkullon një version provizor që po e lexojnë disa miq.

Ju jam lutur të mos e shpërndajnë pasi kopertina përfundimtare nuk është ajo që ata kanë në duar.

Kopertina e Historive të Cmendura të Tiranës lindi fare rastësisht, madje pasi libri po bëhej gati të shkonte në shtypshkronjën Onufri.

Duke dashur të postoj një lajm në rrjetet e mia sociale une shkrova mbi dorëshkrimin e librit titullin me një laps të kuq i cili për hir të së vërtetës ka shumë vjet në tavolinën time dhe nuk punonte mirë.

Për këtë shkak, por edhe se unë kam kohë që nuk përdor ngjyra të kuqe,shkrimi ishte pak kaotik.

Emri im ishte shkruar si me përtesë dhe shumë gërma dukeshin të paplota.

Shkrimi im i dorës është gjithmonë i keq, asnjëherë një n nuk i ngjan tjetrës dhe gërmat m, g, a, sh dhe r, dalin përherë të shtypura apo duken sikur nuk janë ato.

Megjjthatë kur nuk e prisja, të gjithë njerëzit që e panë vizatimin tim shkatarraq, perfshi botuesit, më kërkuan që kopertina të ishte pikërisht ashtu.

Një shkrim i crregullt dore.

Dhe kështu mbeti.

Një zhgarravinë e bukur pa asnjë pretendim u kthye në kopertinën e një romani cka nuk më kishte ndodhur kurrë.

Ndoshta ky detaj e bën Historinë e Cmendur të Tiranës edhe më të cmendur se c’është.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x