10.4 C
Tirana
04 / 11 / 2026

FOTO/ Ariana Grande rikthehet te ish-partneri, publikon momente romantike

Ariana Grande duket se po e shijon më shumë se kurrë rikthimin e dashurisë me Ricky Alvarez. Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi romantike me ish-partnerin, duke treguar momente të afërta nga marrëdhënia e tyre.

Në një prej imazheve të publikuara të hënën, më 2 nëntor, Ariana shfaqet e përqafuar me Ricky-n, teksa të dy shkëmbejnë shikime mes një ambienti të gjelbëruar. Në një tjetër fotografi, ajo shihet duke e puthur në ballë.

Krahas albumit me fotografi nga përditshmëria, këngëtarja ka vendosur vetëm një zemër dhe disa pikëçuditëse, pa shtuar ndonjë mesazh të veçantë për marrëdhënien.

Ariana dhe Ricky u lidhën për herë të parë në vitin 2015, kur ai ishte pjesë e trupës së baletit të këngëtares. Marrëdhënia e tyre përfundoi në korrik të vitit 2016, por duket se pas afro një dekade ata kanë gjetur sërish rrugën drejt njëri-tjetrit.

Dyshimet për ribashkimin nisën gjatë verës, pas ndarjes së Arianës nga aktori Ethan Slater. Më pas, këngëtarja dhe Ricky u shfaqën së bashku në disa raste, ndërsa në gusht e bënë publike lidhjen përmes fotografive në Instagram.

Madje, gjatë koncertit të fundit të turneut “Eternal Sunshine”, më 1 shtator, Ariana ndryshoi vargjet e këngës “Thank U, Next”, duke kënduar se dëshironte që Ricky të ishte dashuria e saj e fundit.

Fotografitë e fundit duket se janë një tjetër dëshmi se romanca e tyre po vazhdon, këtë herë pa shumë përpjekje për ta mbajtur larg syve të publikut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x