19.5 C
Tirana
30 / 10 / 2024

Për të qetësuar të “egërsuarit” e sotëm të opozitës

Nga Mero Baze

Është një anekdotë, që e përshkruan më së miri këtë sherrin e Gazmend Bardhit sot në Kuvend.
Gjatë një funerali të një gruaje, burri I saj i ve, vrejti se njeriu që po qante më shumë, ishte dikush I panjohur për të.

Pyeti shokun në krah se kush është ai burri që po qan me dënesë.

-Nuk është vendi të ta them, por ai ka qenë i dashur I gruas tënde, I tha shoku.

-Po mirë, I thuaj të pushoj se unë do të martohem prap, i tha. I thuaj të mos mërzitet.

Pak a shumë kjo anekdotë të kujtonte sot “egërsia” e Gazmend Bardhit dhe grupit të Berishës kundër ndryshimeve në qeveri dhe kërkesa e llogarisë “pse I hoqën ministrat’ dhe i zëvendësuan me të panjohur për ta.

Me sa duket këta u mësuan keq.

Dy ditë më parë këta miratuan së bashku Kodin zgjedhor, ngjarjen më të rëndësishme politike në vend, duke zgjidhur secili hallet e veta. Edi Rama duke konsoliduar pushtetin dhe mandatin tjetër, dhe Berisha duke konsoliduar pushtetin në krye të opozitës.

Po bashke miratuan amnistinë në fund të vitit që shkoi. Shtuan ca kritere bën ca ndere në të dy anët.

Tani ky agresiviteti ndaj ndryshimeve në qeveri, pse nuk kanë pyetur opozitën është pak teprim. Është çështje e brendshme familjare që nuk ndahet me dashnorët e qeverisë.

Por Bardhi, Noka, Vokshi etj nuk kanë pse mërziten. Do kenë rast tjetër për të bashkëpunuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x