20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

Për të dy u tha njësoj: ‘Kështu njofton policia!’. 

Nga Frrok Çupi

Edhe sot, njëzet ditë pas mësuesit në Pllanë të Lezhës, policia njoftoi vdekjen e tjetrit me të njëjtin fjalor dhe indiferencë:‘efektivët shkuan në vendngjarje’ dhe po mbajnë shënime. 

Natyrisht, një fjalor si derë kasaforte: ‘kaq është’. 

Trishtim i zi qe ai kur në çdo medie sot ia dha lajmi se ‘ai i akuzuari për skandalin në Micro Credit Albania dhe “Final”, vrau veten’. Olsi Ibro, një djalë i ri, simpatik, i dashuruar me veten, me një familje të bukur por të zhytur në epshin për tëfituar para me çdo mënyrë… 

Tanimë që i njohim këta karaktere themi ‘o zot mos na përball me ta’, as edhe në një ashensor mos qëlloftë!. Janë kaq të mirëe të ëmbël për familjet e tyre dhe në mbrëmje me birra; por nëturre vrapin për para, lëkurën i marrin tjetrit.

Për administratën e shtetit zor të gjesh të rinj tw pa ‘vrapim’ drejt fitimit.

Ndoshta nuk është krejt faji i tyre; ndoshta brezi tjetër që po shkon nuk kishte çfarë i grabiste tjetrit, ose ndoshta shoqëria jonë është ende ‘foshnjarake’ në kapitalizëm. 

Por a është mjaftueshëm arsye kjo për të të mos parë sytë?!

Askush nuk mund ta thotë. Djaloshi që sot i mori jetën vetes, as ai nuk qe në gjendje t’i japë përgjigje pyetjes, e prandaj zgjodhi rrugën njëmijë herë më të vështirë: U ngjit në majë tënjë kulle dhe u hodh. 

Nuk mund të thuhet se i mori jetën sall vetes. Ndoshta qindra njerëz, nëse mijëra, mund të jenë ‘bërë me zemër’ ose mund tëjenë duke pritur vdekjen, ose të paktën u është shkurtuar jeta nga tmerri që u ngjallën grabitjet me ‘microcreditë’- kjo monster e organizmave legale financiare të shpikura për t’u vënë litarin njerëzve që mund të kenë vetëm një shtëpi dhe asnjë lek në xhep. 

760 mijë lekë ( të vjetra) u kishte borxh mësuesi nga Pllana e Lezhës, Pal Trashaj, vetëm 760 mijë. Sall për kaq lekë, pasi kishte paguar miliona, këta të Microcreditit i thanë ‘o shtëpinë, o jetën!’. Ai zgjodhi t’u japë të dytën; por kujt i duhej!?. Të dy sot janë njësoj, si Pali edhe Olsi; të dy pa asnjëkokërr leku në xhep dhe pa asnjë nevojë për të pasur lekë. Kjo ditë vjen në rrugë Biblike. 

Edhe të pafajshëm- të dy njësoj, si shkaktari edhe viktima; ose njësoj si viktima edhe viktima. Pali nuk i ka më borxh Microcreditit sepse ‘bosi’ mori rrugë pa kthim për vete; siç edhe Olsi nuk i ka borxh Palit sepse as Pali nuk është më në jetë për shkak të vendimit që mori si kryq në varreza. 

A e mbyllën me ‘tokën’ dhe u nisën për në Pafajësi, të dy?

As njëri, as tjetri, nuk i dihet nëse do të shkojnë në qiell duke kryer vetëvrasje? Secili prej tyre quhet ‘person i pa shpëtuar’, sipas Biblës. Problemi ynë, i shoqërisë sonë, është edhe më i gjerë se ‘ferri’ ose ‘parajsa’. ‘Kapitalisti’ si Olsi dhe ‘Shën’Pali i Pllanës, ndodhen ballë përballë me njëri tjetrin. Shumica e individëve të shoqërisë sonë, këto tre dekada, janë vënërrezikshëm njëra palë përballë tjetrës: Pjesa që grabit tjetrën dhe të dyja ‘në ferr’. 

Shteti që i nxiti në këtë mëkat është për vete  palë nën akuzë; por palë që skërmit dhëmbët nga lart para viktimave: ‘E shikoni pse i ndërtova unë kullat e mia?!’

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x