16.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë në Facebook, një video të komunikimit të tij me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha (të cilit sapo i është besuar detyra e Ministrit të Jashtëm), tha “se e mira është që kontakti të mos shkëputet asnjë moment”, për të ndihmuar shtetasit shqiptarë.

Ndërsa kreu i qeverisë theksoi se “me këtë ekip të koordinuar, informacionet do të merren në kohë reale”.

“Ju falenderoj për këtë prani”, përfundoi ai.

Më herët, kryeministri telefonoi Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke i shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë pas sulmeve të fundit iraniane. Këto të fundit i dënoi ashpër, duke i quajtur “shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe kërcënim për sigurinë”.

Rama e ka bërë të qartë se vendi ynë qëndron krah SHBA-ve dhe Izraelit në operacionin e tyre ushtarak që vjen për të parandaluar veprimet bërthamore të Iranit. Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike e ka cilësuar një organizatë terroriste që duhet të trajtohet si e tillë.

Një ditë pasi shpërtheu konflikti, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, bëri me dije për Klan News se atje ndodhen 11 shqiptarë, kryesisht studentë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x