Kryeministri Edi Rama po bën prezantimin e Ministrisë së Brendshme, ku për herë të parë në vendin tonë, detyra i është besuar një gruaje.
Kreu i qeverisë u shpreh se Albana Koçiu nuk do të jetë kryepolici i vendit, por duhet të merret me punët e brendshme, teksa përmendi shërbimin zjarrfikës dhe adresat.
“Për herë të parë këtë ministri e merr një grua. Albana Koçiu vjen në krye të ministrisë së Brendshme me një mision shumë të qartë: ta kthejë këtë ministri nga një ministri tradicionalisht e drejtësisë në një ministri të punëve të Brendshme sipas standardit evropian. Punët e Brendshme nuk janë kurrsesi vetëm punët e policisë. Pavarësisht se Policia e Shtetit mban peshën më të madhe të ministri.
Ministri i brendshme nuk është kryepolici, kjo vetëm pse ligji dhe praktika, por mbi të gjitha për një sërë nevojash serioze të paadresuara siç duhet, ndryshimi nga profili i ministrit të Brendshëm është pikënisja që ministrja Koçiu duhet të sjellë në qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie në mbarëvajtje e kësaj ministrie. Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie tek policia, sot 35 vjet transformime demografike dhe fizik i vendbanimeve të Shqipërisë, që nga Tirana, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash. Akoma sot na gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë. Lumë ata që kanë pallat me shigjeta, ose për shembull sot kemi një sistem të prapambetur me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur, por me këtë mandat të katërt nuk më interesojnë dhe shpresoj të na interesojë ndryshimet që kanë ndodhur. Zjarrfikësit janë lënë përherë në planin e dytë. Problemi në i madh sot i shfaqur në verën që po kalojmë dhe që do jetë një problem qendror për vitet në vijim janë zjarret“, u shpreh Rama.