31.5 C
Tirana
27 / 05 / 2026

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Analisti Frrok Çupi, për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, thotë se shqiptarët janë të etur për të shkuar në Europë.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Sali Berisha nuk ka filluar asnjë hap për integrimin.

“Me Berishën Kryeministër nuk ka filluar asnjë hap për integrimin, hapat e parë kanë filluar në vitin 2014, kur ai nuk ishte në qeveri. Sali Berisha është arkitekti i islamizimit të Shqipërisë, Qeveria është mikja më e afërt e Bin Laden dhe e celulave terroriste.

Në 2016 nisi reforma në drejtësi, për arsye se nuk shkohej në Bashkimin Europian, pa reformën. Nuk i them Ramës bravo, se Shqipëria ishte e etur dhe e uritur për të shkuar drejt Bashkimit Europian, se votoi për një parti antikomuniste.

Shqiptarët e dinin se duhet të shkonin në Europë. Opozita u thirr për gjithë natën nga SHBA që të shkonin të votonin reformën në drejtësi. E votuan dhe u bënë pishman. Partia Demokratike nuk është europianiste. PD duhet të kërkojë brenda vetes se pse populli shqiptar nuk e do më”

Ndërsa për rikonfirmimin e Berishës si kryetar, thotë se Partia Demokratike nuk ekziston më.

“PD i merr votat për arsye të vitit 1990. Partia Demokratike nuk ekziston më. Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, Flamur Noka, Albana Vokshi, Gazment Bardhi etj.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x