Nje ditë më parë kreu i demokratëve Sali Berisha caktoi 3 emisarët e tij për të gjetur një kandidat për të sfiduar Ogerta Manastirliun.
Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese.
Pas ngritjes së grupit negociator ka nisur menjeherë puna.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Pritet që takimi të ndodhë në orën 12:00.
PD ka vendosur që edhe në këto zgjedhje të dalë në koalicion ndaj ka vendosur që të nisë negociatat jo vetëm me aleatët tradicionalë, por dhe me partitë e reja.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kolegjet e Bashkuara shpallin vendimin për masat e sigurisë, kufizohet praktika për ‘arrestin me burg’ - 04/05/2026
- Tjetër sulm me dron nga Ukraina/ Goditet ndërtesa e lartë në Moskë, nuk raportohet për viktima - 04/05/2026
- Zgjedhjet për kreun e PD përfundojnë në gjykatë, kandidatja e skualifikuar Mereme Sela kërkon pezullimin e procesit - 04/05/2026