8.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Patentat, radhë në poliklinikën e Korçës/ Qytetarët shprehen se rritja e çmimit është e pajustifikuar

Vazhdon radha e gjatë e qytetarëve në poliklinikën e qytetit të Korçës të cilët janë dyndur të përfitojnë nga tarifa aktuale për tu pajisur me patentë.

Janë të rinjtë kryesisht, por jo vetëm, që qëndrojnë në pritje të plotësimit të dokumenteve përkatëse mjekësore për aplikimin e patentës, marrë shkas nga paralajmërimi se çmimi i saj do të rritet brenda muajit mars.

Fluksi i lartë i qytetarëve ka shkaktuar kaos në dhënien e këtij shërbimi. Një pjesë e tyre shprehen se kanë qënë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, ndërsa shtojnë se rritja e çmimit të patentave është e pajustifikuar.

Marrëveshja e përbashkët mes drejtorisë së tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave për dyfishim të çmimeve për kursantët që regjistrohen për pajisjen me patentë për drejtimin e automjeteve, ka bërë që prej disa ditësh në poliklinikën e qytetit të Korçës të krijohen radhë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x