24.5 C
Tirana
23 / 06 / 2024

Pasuesi i Krajës/ Hapet zyrtarisht gara për kreun e ri të SPAK, KLP thirrje prokurorëve të posaçëm për të aplikuar, ja kriteret

Hapet zyrtarisht gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Teksa prej ditësh flitet për zëvendësuesin e Arben Krajës, të cilit i mbaron mandati, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton prokurorët e SPAK të interesuar të kandidojnë.

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar
Datë 19.09.2022 Bazuar nё nenin 148/dh, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 52 pikat 5, 6, 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e pozicionit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pasuesi i Krajës/ Hapet zyrtarisht gara për kreun e ri të SPAK, KLP thirrje prokurorëve të posaçëm për të aplikuar, kriteretKëshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve që janë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të kandidojnë duke paraqitur një platformë kandidimi (font “Times New Roman”, madhësia 12).

Platforma ndër të tjera duhet të përmbajë dhe të shoqërohet sipas rastit nga dokumentacioni që provon:
a. Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b. Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c. Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
d. Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
e. Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
f. Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
g. Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Kandidatët që dëshirojnë të shprehin interesin për pozicionin vakant duhet të paraqesin platformën dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 02.11.2022, ora 24:00.

Platforma e kandidimit bashkë me dokumentacionin shoqërues duhet të paraqitet në rrugë postare ose dorazi pranë zyrës së protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, ky dokumentacion mund të paraqitet i skanuar në formatin “.pdf” në rrugë elektronike, në adresën: karriera@klp.al.

/javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x