10.5 C
Tirana
30 / 01 / 2026

“Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK jep pretencën për kunatin dhe shoqëruesin e Rezart Taçit

SPAK ka dhënë pretencën për Bledar Lilon dhe Artur Ballën, përkatësisht kunati dhe shoqëruesi i biznesmenit të hidrokarbureve, Rezart Taçi, të cilët akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”

Në këtë seancë gjyqësore, Prokuroria e Posaçme në diskutimin përfundimtar ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Balla për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 13 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Artur Balla me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Po ashtu ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Lilo për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Bledar Lilo me 8 vjet burgim.

Gjithashtu, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18.399.941.50 (tetëmbëdhjetë milionë e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x