Senati amerikan ka miratuar këtë të premte kandidaturën e diplomatit David Kostelancik për ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, raporton Klan News. Kujtojmë që Kostelancik është propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim.
Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci, madje ka punuar dhe në ambasadën amerikane në Tiranë.
Gjatë seancës dëgjimore në fund të Marsit, Kostelancik u shpreh para senatit se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në vendin tonë bazuar tek eksperienca e tij 30-vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.
Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të Shteteve të Bashkuara, luftën ndaj korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer edhe si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën Amerikane në Hungari.
Ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit.
Ai ka punuar dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, ka punuar në Misionet Amerikane në OSBE dhe në NATO, si dhe në ambasadën amerikane në Turqi.
Aktualisht mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon. Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026