Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit.
Davidhi vjen nga gjykata e Korçës dhe pasi i është nënshtruar proceseve të vettingut, ka marrë dhe dakordësinë e KLGJ për të qenë pjesë e GJKKO.
Një vit më parë KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren Davidhi pasi nuk u evidentuan probleme për pasurinë dhe figurën.
Flojera Davidhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
- 35-vjetori i themelimit të PD, dëgjohen ulërima dhe ofendime(VIDEO) - 11/12/2025
- Kryeministrja Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës - 11/12/2025
- Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, kryeministri Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri, Dumani meriton përgëzime - 11/12/2025