Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Greqi në një tjetër tur takimesh me diasporën shqiptare, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pasi emigrantët votojnë për herë të parë.
Duke falenderuar shqiptarët e Kretës pas takimit të djeshëm që pati, duke e shoqëruar edhe me një video-postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, sot kreu i qeverisë njofton edhe takimin e pasdites në Athinë.
“FALEMINDERIT SHQIPTARËVE TË KRETËS! Dhe mezi pres të jem sonte në 17:00 me shqiptarët e Athinës. Qendra e Kultures “Elinikos Kosmos”. Pireos 254, 17778, Tavros, ATHINA”, shkruan Rama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026