18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Parashikimi i Flamur Nokës: Në zgjedhjet vendore marrim fitore plebishitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se logoja e kësaj force politike po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama, por se ai nuk mund të kontrollojë vullnetin e demokratëve dhe popullit opozitar. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noka u shpreh se kandidatët e PD-së dhe opozitës do të kenë një fitore plebishitare në zgjedhjet vendore.

“Ajo që unë mund t’ju them me siguri, është që kandidatët që do dalin nga primaret, janë përfaqësuesit legjitim të demokratëve. Tashmë, çështje e logos dihet qartë, ajo mbahet peng nga Edi Rama. Por Edi Rama mund të mbajë peng nëpërmjet urdhrave të tij, logon, vulën ,por nuk mund të mbajë kurrë peng vullnetin e demokratëve dhe të popullit opozitar.

Atë se kontrollon dot. Zgjedhjet vendore do konfirmojnë qartësisht një fitore plebishitare të kandidatëve tanë. Ne nuk kemi ndëmend të kandidojmë të vetën, ne jemi të sigurt që do të kandidojmë me një koalicion shumë të madh’, theksoi ai.

Noka deklaroi se kjo forcë politike ka hapur garën e brendshme për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se në PD do të aplikohen primaret, që sipas tij, janë risi në politikën shqiptare.

“Partia Demokratike në këtë vjeshtë do të hapë edhe garën e brendshme për kandidatët për kryetarët e pushtetit vendor. Primaret kanë qenë dhe janë risia më e madhe e politikës shqiptare. Është një risi që e fut për herë të parë Partia Demokratike.

Primaret janë ajo risi që i sjell pushtetit dhe vendimmarrjen anëtarit të partisë, jo kryetarit apo Kryesisë së partisë. Do të jenë anëtarët e partisë, ata që do vendosin për emrat që do t’i përfaqësojnë përballë qeverisë dhe për bashkinë. Selia qendrore, Kryesia e saj do të ketë rol honorifik në këtë proces”, theksoi Noka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x