6.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Parada e Halloween, fantazma, skelete e shtriga pushtojnë Manhatanin

Fantazma, skelete dhe shtriga vërshuan në rrugët e Manhatanit, mbrëmjen e së hënës, për paradën vjetore të Halloween.

“Njerëzit kanë qenë me moral të ulët për shumë kohë. Kanë qenë të izoluar. Por gjeja më e mirë e jona si qenie njerëzore është imagjinata dhe shpirti ynë…Parada ka të bëjmë këtë”, thotë një organizatore.

Pritshmëritë e organizatorëve ishin për 60 mijë pjesëmarrës, shumica e të cilëve me kostume, në flota lëvizëse, banda marshuese, apo kukulla gjigande.

“Po festojmë, është një natë shumë e bukur. Paqe, dashuri dhe lumturi”.

Organizatorët kishin zgjedhur Lirinë si tematikën e paradës së këtij viti dhe u siguruan që gratë të ishin në ballë të saj. Parada e Hallouinit në Manhatan nisi në vitin 1973, si një aktivitet i kufizuar, por shumë shpejt joshi mijëra pjesëmarrës me kostume.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x