Që prej orës 6.30 të mëngjesit të sotëm vijon ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II. Trupi i saj do të prehet krahë bashkëshortit të saj Princit Filip.
Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe monarkes që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vite. Në funeralin në Westminster Abbey, marrin pjesë Joe Biden, Emmanuel Macron, Perandori i Japonisë Naruhito, Felipe dhe Letizia të Spanjës, Albert dhe Charlene të Monakos mbërritën në Londër, vetëm për të përmendur disa nga shumë njerëz të shquar që erdhën nga e gjithë bota për funeralin e mbretëreshës Elizabeth.
Për të garantuar sigurinë e plotë dhe shmangien e incidenteve, janë mbledhur një numër prej 10 mijë forcash policore, të cilat kërkojnë angazhim dhe kosto mjaft të madhe.