Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi pagat e gjyqësorit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se fondi për pagat e pushtetit gjyqësor propozohet nga qeveria dhe miratohet nga Kuvendi.
Kryeministri ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zbatimin e vendimit të saj për pagat e gjyqësorit.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan kryeministri.
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026