“Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme [në dialogun Kosovë Serbi”.
Kështu kanë deklaruar presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, thuhet në komunkatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.
Në komunikatën e 10 nëntorit thuhet se Osmani dhe Kurti e falënderuan presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Osmani dhe Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Atje janë edhe homologët e tyre serb, Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiq.