Belind Këlliçi tregoi për A2CNN arsyen pse ditën e sotme është kthyer podium dhe fjalimet në protestën kombëtare të Partisë Demokratike.
“Kemi kthyer podiumin për protestën e sotme, pasi është një kërkesë që ka ardhur nga qytetarët, për shkak se pas një muaji pa protestë në shesh, ata duan të flasin për problemet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore. Problemi më i madh është çmimi i karburantit, ku jemi të dytët me çmimin më të lartë në Evropë; ndërprerja e 40% të linjave të transportit urban, gjë që prek rreth 400 mijë shqiptarë; skandalet e mëdha me udhëtimet e zotit Rama dhe zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, tha deputeti demokrat.
“Këto janë arsye madhore që qytetarët të dalin në protestë. Kjo ka qenë arsyeja pse kemi rikthyer podiumin dhe fjalimet sot”, shtoi Këlliçi.
- Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit - 17/04/2026
- FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu - 17/04/2026
- Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen - 17/04/2026