Deputeti socialist Agron Malaj ka folur për herë të parë për 21 Janarin, për të cilin akuzohet si ish-komandant i “Grupit të zjarrit”.
Ai tha se kjo strukturë s’ka ekzistuar kurrë dhe është shpikje e Sali Berishës.
“Keni vite qe merreni me familjen time. Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë. Ju jeni grup i zjarrit. Unë kam dhënë shpjegimet e mia dhe nuk i heq asnje presje” – tha ish-gardisit, sot deputet socialist.
Malaj shtoi se:
“Kam qene komandant i seksionit 4. Kam qene komandant i nje strukture per të cilën kam mbajtur përgjegjësi. asnjë nga efektivët e mi nuk kanë patur gisht në 21 Janar. E keqja është që e baltosën Gardën. E kam për nder të kem qenë gardist sepse e kam kryer punën time me përkushtim. Në qarkun Dibër morët mbi 15 mijë shuplaka. Atë vjedhjen e votës tregoja të tuve, turpit të Matit dhe turpit të Dibrës që gjithë jetën janë marrë me maskarada. Lërjani 21 Janarin drejtësisë dhe ta shohim sesi do të jetë e vërtëta” – tha Agron Malaj.
- “Kur populli bëhet doktor i vetes” - 08/06/2026
- “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin - 08/06/2026
- “Redi Muçi po prish protestën”/ Tension në tubimin para kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur - 08/06/2026