Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re.
Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës.
“Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që secili folës në sallën e Kuvendit të ketë 10 minuta kohë për të dhënë qëndrimin e tij mbi programin analitik të qeverisë “Rama 4”.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kufizim kohor, në minutazh por si balancim të kohës së diskutimit, rregullorja e Kuvendit parashikon që një folës nga opozita të marrë të njëjtin minutazh që merr shefi i qeverisë në prezantimin e programit.
- Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë… - 13/10/2025
- Manastirliu me banorët e Tiranës: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit! - 13/10/2025
- Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, Macron konfirmon mbështetjen për një shtet të pavarur palestinez - 13/10/2025