20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

Obama në mbështetje të Harris: Ajo ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka deklaruar publikisht mbështjetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris që të jetë kandidatja presidenciale demokrate, duke i dhënë spekulimeve të ditëve të fundit, që ai nuk ishte në mbështetje tyre.

Ish-presidenti Obama dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama thanë në një deklaratë të përbashkët se ata besojnë se Harris ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik, shkruan BBC.

Obama thuhet se ishte në mesin e më shumë se 100 demokratëve të shquar me të cilët foli zonja Harris, pasi presidenti Joe Biden njoftoi të dielën e kaluar se do të tërhiqej nga gara.

Në një deklaratë në atë kohë, Obama lavdëroi largimin e Biden, por nuk u deklarua në mbështetje të Harris.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së ka siguruar tashmë mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, duke e vendosur atë në rrugën për t’u bërë kandidatja zyrtare në konventën e partisë që do të mbahet në muajin e ardhshëm në gusht.

Familja Obama tha në deklaratën e së premtes se ata nuk mund të ishin “më të emocionuar për të mbështetur” zonjën Harris. Ata u zotuan se do të bëjnë “çdo gjë që mundemi” për ta zgjedhur atë.

“Ne pajtohemi me Presidentin Biden, zgjedhja e Kamala ishte një nga vendimet më të mira që ai ka marrë. Ajo ka një rezyme për ta vërtetuar këtë”,- thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit Obama.

Ata cituan të dhënat e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, senatore amerikane dhe më pas si zëvendëspresidente.

“Por Kamala ka më shumë se një rezyme. Ajo ka vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik.

Nuk ka dyshim në mendjen tonë se Kamala Harris ka pikërisht atë që duhet për të fituar këto zgjedhje dhe për të dhënë për popullin amerikan. Në një kohë kur presionet nuk kanë qenë kurrë më të larta, ajo na jep të gjithëve arsye për të shpresuar”,- vijon deklarata e tyre.

Harris ka mbajtur një sërë aktivitetesh fushate në të gjithë SHBA-në në ditët që kur Biden u tërhoq nga gara. Ditën e djeshme, ajo iu drejtua sindikatës së Federatës Amerikane të Mësuesve në Hjuston.

Ndërkohë që ngjarja u faturua si pjesë e detyrave të saj nënpresidente, ajo pati ajrin e një mitingu fushate, me duartrokitje dhe brohoritje të forta nga publiku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x