14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

“Nuk vendos Rama dhe Berisha kush shkon në Parlament”, “Lista e Mbyllur” përfundon në Kushtetuese

“Shqipëria Bëhet” dhe “Lista Thurje” kanë ankimuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Endri Shabani nga “Nisma Thurje” u shpreh se Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se kanë pushtetin për të zgjedhur deputetët, por kjo është e drejtë Kushtetuese e shqiptarëve.

“Në 2018 nisëm një fushatë kombëtare ku kërkuam hapjen e listave për ti dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin përfaqësuesit. Ja arritëm deri diku, e penguan përmes herësin. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi herësin. Tani u bënë sërish bashkë si në 2008 për të rikthyer sistemin e 2008. Ne po ia adresojmë gjykatës Kushtetuese këto ndryshime për t’i shfuqizuar për t’i shfuqizuar. E para, në thelb është: Kush e ka pushtetin për të zgjedhur deputetët? Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se këtë të drejtë e kanë vetëm ata të dy. Ata vendosin se kush shkon në parlament dhe deputetët i përgjigjen atyre. Ne besojmë që kjo është e drejtë kushtetuese e shqiptarëve. Problemi i dytë është që këta imponojnë jo vetëm votuesve të vetë, por edhe votuesve të Nisës Thurje dhe Shqipëria bëhet. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën”, shkruan A2.

Shabani theksoi se pret nga Kushtetuesja që të veprojë si në vitin 2021 për herësin. “Ka dhe një parim tjetër që ka të bëjë me sigurinë juridike. Në vitin 2021, shtetasit shqiptarë e fituan të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Këta duan t’ia heqin këtë të drejtë. Besojmë se Kushtetuesja do të veprojë njëlloj si në vitin 2021, të shfuqizojë ndryshimet. Duam që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e vet. Kjo është një betejë për Kushtetutën”.

Megjithatë, pavarësisht vendimit që do të marrë Kushtetuesja, Shabani thekson se Nisma Thurje do të hyjë në zgjedhje me lista të hapura.

“Me çdo sistem zgjedhor, sido të veprojë Parlamenti, sido të verojë Kushtetuesja, ne do të hyjmë në parlament me lista të hapura. Kjo është një betejë për demokraci dhe ne nuk do të ndalojmë së luftuari që ky vend nuk kthehet prapa në sistemin që kemi pasur në 1990”, u shpreh Shabani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x