Gjon Shkambi duket se ka qenë në dijeni të planit të nipit të tij, për të ekzekutuar gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ky është përfundimi i hetimeve nga Policia e Shtetit lidhur me masakrën që tronditi dje vendin, ku në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë u qëllua ndaj gjyqtarit dhe 2 personave të tjerë, babë e bir, me të cilin autori Elvis Shkambi ishte në proces gjyqësor.
“Njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.
Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
- Shqipëria, muze gjigand natyror/ “Liqenet akullnajore të Shqipërisë”, monografia botohet nga Akademia e Shkencave - 15/10/2025
- Gaza: pauzë apo paqe? - 14/10/2025
- Anglia “pret” biletën për në Botëror, Hungaria i mohon kualifikimin Portugalisë. Fitojnë edhe Spanja e Italia. Serbia vuan me Andorrën (Rezultatet) - 14/10/2025