Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga protestuesit e vrarë në demonstratën e 21 janarit, u shpreh se thirrja për drejtësi vazhdon.
Mark Nika shtoi se familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi dhe besojnë te SPAK-u dhe Gjykata e Strasburgut.
“Unë kam ardhur këtu, si çdo vit për shpirtin e Aleksit, nipit tim, ashtu edhe familjarët e tjerë. Shpresoj që ambasadorët e vendeve aleate të na dëgjojnë. Ata na kanë premtuar që do na mbështesin në thirrjen tonë për drejtësi. Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi. Përgjegjësia nuk mund të harrohet. Ne qëndrojmë me besim te SPAK-u dhe Gjykata e Strasburgut për drejtës”, tha Mark Nika.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026