Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar funksionimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, gjatë mbledhjes ku merr pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Tabaku u shpreh se historia 15-mujore e këtij institucioni, sipas saj, dëshmon për kufizimin e rolit të opozitës dhe dobësimin e kontrollit parlamentar. Ajo kritikoi gjithashtu vendimet e shumicës socialiste për ndryshimin e organizimit të strukturave parlamentare që lidhen me procesin e integrimit europian.
“Historia 15 mujore e të cilit tregon më së miri mos funksionimin e demokracisë në Shqipëri përqendrimin e pushtetit në duart e shumicës, kufizimin e rolit parlamentar dhe të opozitës në dobësimin e kontrollit, pikërisht atë që duhet të bëj të kontrollit parlamentar dhe të institucioneve të parlamentit”, u shpreh Tabaku.
Tabaku nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një prioritet i panegociueshëm për Partinë Demokratike, duke theksuar se objektivi nuk duhet të jetë vetëm mbyllja formale e grupkapitujve apo miratimi i ligjeve, por përmbushja e standardeve europiane dhe forcimi i institucioneve.
Sipas saj, në momentin e vendimmarrjes për anëtarësimin, vendet e BE-së do të vlerësojnë jo deklaratat publike, por situatën reale në Shqipëri.
“Partia Demokratike ka dëshmuar me fakte se anëtarësimi në BE është prioritet i panegociueshëm për ne objektivi jonë nuk është mbyllja e grup kapitujve në letër nuk është vetëm miratimi i ligjeve por është anëtarësimi, standardet evropiane, institucionet e forta, janë zbatimi i ligjit. Për ne në momentin e vendim marrjes, vendet anëtare nuk do të gjykojnë mbi Shqipërinë e konferencave për shtyp por për Shqipërinë reale. Shqiptarët kanë nevojë për BE sepse duan që ti garantohen standardet e anëtarësimi”, tha ajo.
Tabaku i kërkoi komisioneres Marta Kos më shumë vëmendje edhe tek protestat që po mbaheshin prej 177 ditësh, teksa theksoi se “nuk ka vullnet politik”.
- “Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar”- Kos lë porositë: Tre gjërat që mund ta kthejnë 2027-ën në vit historik për Shqipërinë - 26/11/2026
- “Nuk ka vullnet politik”- Tabaku ‘nxin’ Shqipërinë në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët duan garanci për standardet e anëtarësimit! - 26/11/2026
- “2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare - 26/11/2026