Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi sot se sipas sondazheve të brendshme, socialistët nuk janë më mirë se sa ishin kur u mbajtën zgjedhjet vitin e kaluar.
Sipas tij, këto anketime kanë qenë gjithmonë të sakta dhe nuk e kanë zhgënjyer kurrë PS-në.
“Arsyeja pse ata nuk i voton askush, dhe arsyeja pse po të shikoni anketimet tona të brendshme të cilat asnjëherë nuk ka kanë lënë në baltë, edhe sot kur ne nuk jemi në pikën tonë më të lartë siç ishim menjëherë pas zgjedhjeve, ata janë edhe më keq seç ishin pas zgjedhjeve, ku sigurisht ata fituan por në fakt humbën”, tha Rama.
Deklaratat e liderit të maxhorancës u bënë në mbledhjen e parë të grupit të PS për këtë vit, ku Rama riktheu tezën e ndryshimeve kushtetueses dhe reduktimin e numrit të deputetëve në 101.
- “Ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati”/ Rama fton opozitën për pakte politike në Kuvend - 16/01/2026
- “Kur të vijë koha e duhur’’/ Pas arrestimit të Maduros, liderja e opozitës venezueliane synon të jetë presidentja e parë grua në vend - 16/01/2026
- “Republika Islamike do të bjerë”, djali i shahut të fundit të Iranit: Ndihmoni protestuesit të rrëzojnë qeverinë - 16/01/2026