22.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Pas rreth një jave nga aksioni i nisur në Theth me prishjen e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama reagoi sot gjatë takimit me deputetët dhe kryebashkiakët për performancën lokale.

“Nuk do te ketë asnjë tolerim”-tha Rama, duke paralajmëruar se aksioni do vijojë deri në lirimin e gjithë hapsirës së zaptuar nga 40 subjekte.

Rama tha se ndërtuesit nuk janë “njerëz të shkretë”, por “individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë”.

“Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime. Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jone dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj ti godasë.

Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi., Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat e kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë çfarë do marrë KLP për zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin.

Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë hetim. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.

Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e fundit jo të kohës kur kemi qenë aty”-tha Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x